Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se Kosova i ka dyert e hapura për bizneset turke pasi që ende ekziston hapësira për bashkëpunim mes dy vendeve.
Këto komente numri dy i Qeverisë së Kosovës i ka bërë gjatë vizitës së tij në Ankara, në të cilën është mbajtur Forumi i Biznesit Kosovë - Turqi,
Në këtë forum kanë marrë pjesë edhe dhjetëra biznesmenë nga të dyja vendet.
"Jam i nderuar sot që gjendem këtu para jush si një njeri që vjen nga fusha e biznesit. Jam i kualifikuar të bisedoj me ju. Erdha këtu që t’i jap kuptim bashkëpunimit", ka thënë Pacolli, shkruan Zëri.
"Ne jemi të vetëdijshëm se kemi një të përbashkët historike dhe një mentalitet që njihet mes vete. Desha që kjo vizitë të mos jetë vetëm një takim, por të fillojnë negociatat dhe deri te marrëveshjet mes kolegëve kosovarë dhe juve këtu në Turqi për një avancim të mëtutjeshëm".