Lajmet e fundit

Në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova i ftuar ishte presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Ai ka folur për mundësinë e kandidimit të tij nga kjo parti për të marrë drejtimin e Prishtinës nga zgjedhjet e ardhshme lokale, por edhe aktualitetin në vend.
Pacolli në Klan Kosova ka folur edhe për Kishën Ortodokse që gjendet brenda kampusit universitar të UP-së.
“Sigurisht ne kemi shumë probleme dhe kërkojnë prioritet. Kisha duhet të lihet aty ku është, do t’i vjen rendi edhe asaj. E para duhet të kërkohet leje ndërtimi prej atij që do të kryej punime aty.
“Nuk është momenti që të rrënohet diçka në këtë kohë, le të lihet aty.”
“Nuk besoj se duhet për inat të dikujt ne të krijojmë probleme. Kosovës i duhet perspektiva dhe veprimet civilizuese.”
“Duhet të hapen dyert e mbyllura, ato të integrimeve evropiane.”
“Nëse kërkohet rrënimi i saj, duhet të kërkohen konsekuencat, por nuk është momenti të rrënohet.”
“Kosova s’ka nevojë për probleme", ka përfunduar Pacolli, njofton Klan Kosova.