Lajmet e fundit

Ish presidenti kosovar Behgjet Pacollli ka konsideruar se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, ka marrë një vendim të drejtë për Kombëtaren e Shqipërisë, pas anulimit të ndeshjes me Serbinë në tetor të vitit 2014.
“Fiton drejtësia, CAS i jep 3 pikët Shqipërisë! Gëzuar”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ndeshja nuk kishte përfunduar me rezultat, pas përleshjes së lojtarëve të të dyja ekipeve mes vete dhe pas marshimit të tifozëve serbë në fushën e lojës. Kanë kaluar 7 muaj që nga loja, dhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, ka vendosur që Shqipëria t’i marrë tri pikë.