Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë dhe Kroaci, Daniel Maksymiuk.
Kryediplomati kosovar e falënderoi ambasadorin Maksymiuk për përkrahjen e vazhdueshme që Kanadaja po i ofron shtetit të Kosovës.
Me këtë rast, ai falënderoi posaçërisht përkrahjen e qeverisë kanadeze në procesin e integrimeve euro-atlantike për vendin tonë.
“Vlerësoj mbështetjen e Kanadasë në proceset e shtetndërtimit, konsolidimit ndërkombëtar të vendit dhe përshpejtimit të proceseve të integrimeve euroatlantike për Kosovën”, ka ai.
Në takim u fol edhe për investimet kanadeze në Kosovë për të cilat ambasadori Maksymiuk theksoi se kompani të shumta nga shteti i tij, janë të interesuara për mundësitë e investimeve në Kosovë në sektorin minerar me qëllim të zhvillimit ekonomik të Kosovës, transmeton Klan Kosova.