Lajmet e fundit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar Ditën e Evropës, duke thënë se ndihet krenar që populli i Kosovës dëshmon vlerat evropiane kudo nëpër të, njofton Klan Kosova.
“Fal meritave te juaja, muaj maj filloj mbarë për vendin tonë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku deri në realizimin e ëndrrës së madhe - Anëtarësimi në BE.”
Pacolli ka shtuar se për të arritur këtë, qeveritarët në vend duhet të luftojnë korrupsionin, jo vetëm me fjalë, por edhe me punë, duhet krijuar perspektivë ekonomike dhe vende pune për të rinjtë.
Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
“Të dashur miq!
Sot 66 vite më parë është dita kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Unë jam krenar që populli i Kosovës dëshmon vlerat evropiane kudo në Evropë.
Fal meritave te juaja, muaj maj filloj mbarë për vendin tonë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku deri në realizimin e ëndrres së madhe - Anëtaresimi në BE. Për të arritur këtë, qeveritarët në vend duhet të luftojnë korrupsionin, jo vetëm me fjal, por edhe me punë, duhet krijuar perspektivë ekonomike dhe vende pune për të rinjet,
Urime Dita e Evropës gjithëve, dhe na priftë e mbara në këtë rrugëtim të gjatë, por të sigurt!”