Lajmet e fundit

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa i cili ka thënë se do të bojkotojë udhëtimet në Evropë si ‘shenjë proteste’ për mosliberalizimin e vizave.
Pacolli në një postim në llogarinë e tij në Facebook e ka cilësuar këtë si deklaratë fyese për qytetarët e vendit.
"Nuk mund të akuzohet BE-ja për dështimet tuaja, kryeministër. Kosova ka nevojë për BE-në më tepër se BE-ja për Kosovën"
"Kryeministër, nëse është nevoja duhet edhe të presësh tek dyert e zyrtarëve të BE-së, vetëm e vetëm që qytetarëve të Kosovës t'u mundësohet levizja e lirë, pa viza".
"Kryeministër, e di se ju jeni inatçor i pakontestueshëm, por ju lutem ta kuptoni se jeni Kryeministër i Kosovës (Kosova ka shumë nevojë për BE-në) e jo vetëm i familjes tuaj. Kur të mos jeni më Kryeministër i Kosovës, atëherë merruni me tekat e inatet tuaja" ka shkruar ai, transmeton klan Kosova.