Lajmet e fundit

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli u ka dhënë ultimatum prej 10 ditësh Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes për të ndryshuar qëndrim rreth formimit të institucioneve.
Në një intervistë për Televizionin Publik të Kosovës, Pacolli ka pohuar se nuk do që të mbajë tutje të bllokuar Kosovën dhe institucionet e vendit, transmeton Klan Kosova.
Pacolli tutje në intervistën e tij kishte paralajmëruar se brenda ditëve do të fillonte bisedimet me PAN-in.
Ndërkaq një zyrtar i lartë i PAN ka konfirmuar për klankosova.tv, se është arritur pothuajse marrëveshje për formimin e institucioneve përmes një koalicioni të përbashkët me AKR-në.