Lideri i Aleancës Kosova e Re, Bengjet Pacolli ka paraqitur tri repartet e fabrikave “Intertex” që janë hapur në Gjakovë, transmeton Klan Kosova.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se aty janë të punësuar me qindra punëtorë dhe se me AKR-në në Qeveri investimet e huaja në Kosovë do të rriten dhe do të hapin me mijëra vende pune.
“Tri reparte të konfeksionit në Gjakovë. Këto janë tri repartet e fabrikave "Intertex" që i hapëm në Gjakovë. Sot aty janë të punësuar qindra punëtor. Me AKR në Qeveri, Investitorët do të vijnë në Kosovë dhe do të hapin mijëra e mijëra vende pune. Kosova do të shndërrohet në kantier pune dhe zhvillimi. Vetëm ne mundemi me e ndryshu Kosovën!”, shkruan Pacolli.
Klan Kosova
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haliti
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.