Lajmet e fundit

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Aleanca Kosova e Re nuk është parti regjionale por e gjithë Kosovës.
Ai këto deklarata i bëri gjatë takimeve që pati të mërkurën në Prishtinë me të rinj nga Peja dhe Vitia.
Pacolli gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, u shpreh se në Kosovë ka hapësirë për të investuar në çdo lami, dhe me planin e AKR-së për investime dhe reforma në çdo fushë do të ketë rritje ekonomike për çdo vit prej 12%.
Ai u tha të rinjve se nën qeverisjen e partisë që e drejton do të formohet edhe fondi i gjeneratave të reja, ku nga ky fond do të financohen idetë kreative për biznes.
Numri një i kësaj partie gjatë ditës së mërkure qëndroi për vizitë edhe në Drenas ku vizitoi disa biznese si dhe takoi qytetarë të kësaj komune, transmeton Klan Kosova.