Lajmet e fundit

Në spitalet e Kosovës shkalla e infeksioneve, pas hulumtimit të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka dalë të jetë më e lartë se 7 për qind.
Mirëpo, mikrobiologu Lul Raka nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, se kjo përqindje nuk është reale, pasi që siç thotë ai, duhet të jetë më e lartë. Ai nënvizon se përqindja e prezantuar, ka dalë si pasojë e mosdërgimit të të gjitha mostrave për analiza përkatëse.
Analizat kanë nxjerrë në pah praninë e të ashtuquajturave, superbaktere, të cilat përfshijnë Qendrën Klinike Universitar dhe të gjitha spitalet rajonale. Ato quhen superbaktere për faktin se janë rezistente ndaj antibiotikëve.
Forma më e rëndë e infeksionit është sepsa. Njëri nga pacientët e infektuar me seps, në QKUK, vazhdon të përballet me probleme shëndetësore.