Lajmet e fundit

Pacientët me dializë dhe familjarët e tyre protestuan para Klinikës së Nefrologjisë.
Ata protestuan për mungesën e barnave të domosdoshme për trajtimin e pacientëve, njofton Klan Kosova.
Për t’i siguruar se shpejt do të furnizohen me medikamentet e duhura, para protestuesve doli Koordinatori Nacional i Dializës, Ibrahim Rudhani.
Në Ministrinë e Shëndetësisë të premten nuk qenë në gjendje të përgjigjen lidhur me këtë çështje.
Kronikë e zgjeruar nga Artiana Matoshi.