Lajmet e fundit

Opinionisti, Rrahman Paçarizi, duke i diskutuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, deklaroi se veriu i Kosovës është praktikisht i humbur.
“Unë e kam hallin se çka po ndodh te veriu, a po e humbim veriun, dhe kemi qenë gati ta humbim veriun, ndoshta edhe e kemi humbur veriun. Është i humbur veriu, praktikisht, sepse nuk mund të mbajmë zgjedhje atje, nuk mund ta shtrijmë autoritetin e shtetit atje, me tre kamionë e një kolicë me zall e lë të bllokuar dy vjet aty se nuk mund të shkojë Policia e Kosovës, nuk ka të drejtë të shkojë t’i largojë, sepse tash është krijuar një realitet paksa tjetër sepse ka munguar ajo politika on-off”.
Paçarizi shtoi se për një moment të caktuar është thënë “Ok, s’na vyn Amerika, ne jemi shtet sovran”, ndërsa tani “Hajde Amerikë nxirrna neve”.
“Merre me mend tash e kemi situatën që për heqjen e barrikadave duhet të zhvillohen negociatat. Cili shtet zhvillon negociata për me i largu tre kamionë nga rruga?. Ku ka shtet që e bën atë punë?”, pyeti ai.