Lajmet e fundit

Opinionistët Rrahman Paçarizi dhe Labinot Balaj janë “përplasur” për Veriun në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Për Balajn, Veriu është storje suksesi e qeverisë në detyrë, derisa për Paçarizin kjo nuk qëndron.
“Nuk ka ndonjë ngjarje të re në veri. Veriu tashmë është storje suksesi e kësaj qeverie, nuk ka nevojë pse me ngrit lavdinë, me kërku lavdi përmes diçkaje që ka lavdi”.
“Nuk varet integrimi ynë, a na njeh Serbia apo nuk na njeh”, tha Balaj, njofton Klankosova.tv.
Në anën tjetër, Paçarizi tha se nuk bëhet “hajgare” me shtet, “po shkojmë me u la në Ujman”.
“Provo me dalë me pi kafe në veri, a ke dalë ndonjëherë”, ia ktheu Balaj, Paçarizit.
Ndiqni më poshtë videon: