Lajmet e fundit
Sipas njohësve të çështjeve të sigurisë dhe atyre të integrimeve evropiane, pa ushtri Kosova nuk është ende shtet i mirëfilltë, por funksionon si një “gjysmë-shtet”.

Për shkak të mungesës së vullnetit politik, Qeveria e Kosovës ka dështuar ta forcojë shtetësinë e saj, duke i transformuar Forcat e Sigurisë së Kosovës në ushtri të vendit, shkruan Zëri.
Madje për shkak të mosmarrëveshjeve politike dhe kundërshtimit të Listës Serbe, edhe gjatë vitit të ardhshëm vështirë se do të ketë FAK.
E sipas njohësve të çështjeve të sigurisë dhe atyre të integrimeve evropiane, pa ushtri Kosova nuk është ende shtet i mirëfilltë, por funksionon si një “gjysmë-shtet”.
Megjithatë, brenga e tyre më e madhe qëndron në faktin se Kosova nuk pritet të themelojë ushtrinë e saj as në vitin 2016. Kjo pikërisht për shkak të projeksioneve buxhetore për vitin që po vjen dhe të cilat nuk mundësojnë shndërrimin e FSK-së në ushtri me gjithë logjistikën e saj.
Eksperti i integrimeve evropiane, Avni Mazreku, i ka thënë “Zërit” se themelimi i ushtrisë është dashur të jetë prioritet i shumë qeverive, e jo të rrezikohet që ajo të mos themelohet as vitin që po vjen.