Lajmet e fundit
Për shkak të punimeve teknike që po kryehen nga ujësjellësi i Prishtinës nesër do të ketë ndërprerje uji në tri lagje të kryeqytetit.

Kompania e ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar se lagjet ”Ulpiana ” , “Muhaxhirët” dhe një pjesë e lagjes “Dardania se nesër duke filluar nga ora 09:00-15:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Siç bën të ditur ujësjellësi i kryeqytetit, shkak i kësaj ndërprerje uji, janë sërish punimet teknike në kuadër të fazës së II-të të vendosjes së kyçjeve të reja shtëpiake-si dhe transferimi i kyçjeve nga rrjeti ekzistues në rrjetin e ri.