08.04.2019 · përditësuar para 2651 dite1 min lexim
Kim Porter është gjithmonë në mendjen e P.Diddy, transmeton Klan Kosova.
Të dielën, reperi postoi një fotografi të ish të dashurës së tij të ndjerë, dhe shkroi disa fjalë.
“Më mungon shikimi yt duke më kontrolluar mua”, shkroi ai duke ia bashkëngjitur shkrimit edhe një emoji në formë duke qarë dhe një zemër.
Porter, e cila vdiq në nëntor në moshën 46 vjeçare, ishte në lidhje me Diddy për disa vjet. Ata ndajnë tre fëmijë së bashku.
Muaj pas vdekjes së saj, artisti tha përmes rrjeteve sociale se i kishte rënë pishman që nuk u martua me ish të dashurën e tij kur ajo ishte gjallë.
Kim Porter vdiq nga pneunomia.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.