Lajmet e fundit

Reperi i njohur P Diddy është zgjedhur si artisti hip hop që fiton më së shumti para.
Ai ka lënë pas vetes reperët e njohur Jay Z dhe Drake në listën e përpiluar nga revista prestigjioze “Forbes”.
Diddy ka fituar 60 milionë dollarë në periudhën qershor 2014 – qershor 2015 ndërsa fitimet më të mëdha sipas kë3saj liste ai i ka pasur nga rrjeti televiziv “Revolt” dhe vodka “Ciroc”.
Pas tij është renditur Jay Z që ka fituar 56 milionë dollarë nga bizneset e tij në muzikë dhe sport ndërsa në pozitën e tretë është në pozitën e tretë me 39.5 milionë dollarë që vijnë nga reklamimet e shumta me “Sprite” dhe “Nike”, transmeton Klan Kosova.
Nicki Minaj është e vetmja femër në listën e dhjetë hip-hop artistëve më të pasur vitin e fundit me 21 milionë dollarë të fituar.