Lajmet e fundit

Ozzy Osbourne ka treguar se është duke ndjekur një terapi për tu shëruar nga varësia ndaj seksit, varësi që sipas tij ia ka rrezikuar edhe martesën me Sharon Osbourne.
Këngëtari i Black Sabbath, ka thënë se është i turpëruar nga efekti që ka pasur sjellja e tij tek familja, transmeton Klan Kosova.
67 vjeçari e dha këtë deklaratë në një intervistë në revistën People ku edhe foli për parukieren e tij, Michelle Pugh me të cilin kishte pasur marrëdhënie seksuale.
“Gjatë këtyre gjashtë viteve jam ballafaquar me varësi nga seksi”.
“Më vjen keq që Pugh e kuptoi ndryshe lidhjen tonë seksuale. Gjithashtu më duhet t’u kërkoj falje edhe grave të tjera me të cilat kam pasur marrëdhënie seksuale”.