Lajmet e fundit

Sharon Osbourne dhe Ozzy Osbourne e kanë rregulluar martesën e tyre dy muaj pasi njoftuan se duan të divorcohen, transmeton Klan Kosova.
“Po ne jemi rikthyer së bashku”, tha Sharon të hënën në një emision televiziv. “Ka qenë shumë e vështirë... Ai është shumë i sikletosur dhe i turpëruar me sjelljen e tij”, ka deklaruar ajo.
“Unë fal, por do të më marrë shumë kohë që të besoj sërish. Por e dini, ne kemi qenë së bashku për 36 vjet, 34 në martesë. Kjo është më shumë se gjysma e jetës sime dhe thjesht nuk mund ta paramendoj jetën pa të. Edhe pse ai është një qen! Një qen i pistë! Ai do të pagujë për gabimet”, ka përfunduar Sharon.
Pasi njoftuan se do të ndahen gjatë muajit maj, Ozzy u bë objekt i thashethemeve të shfrenuara se e kishte tradhtuar Sharon me një parukiere shumë më të re në moshë të quajtur Michelle Pugh.