Lajmet e fundit

Ozzy Osbourne ka arritur që sërish të rikthehet në zemrën e gruas së tij.
Pasi u zbulua se ishte në lidhje për katër vjet me stilisten e Hollywood-it Michelle Pugh, të gjithë menduan se Sharon nuk do t’ia falte kurrë. Por, e kundërta ndodhi.
Rokeri e befasoi gruan e tij gjatë emisionit televiziv “The Talk”, duke hyrë në studio të emisionit me një buqetë me lule për nder të 64-vjetorit të saj.
Shikuesit patën mundësi që të shohin një puthje të stërzgjatur të këtij çifti.
Pasi u pajtuan në muajin korrik, Ozzy dhe Sharon, të cilët kanë tre fëmijë të rritur (Aimee, Jack dhe Kelly O), e kanë rindezur romancën në javët e fundit. Vetëm para pak ditësh ata u fotografuan duke u puthur rrugëve të Malibu-së, të shoqëruar me qentë e tyre.
Duken sikur dy fëmijë të çmendur të dashuruar.