02.12.2017 · përditësuar para 3165 dite1 min lexim
Bosi i Manchester United, Jose Mourinho, do që ta sjellë në klub Mesut Ozilin dhe kështu të zgjidhet problemi i pozicionit “10” në ekipin e United, shkruan Telegraph, njofton Klan Kosova.
Yllit të Arsenalit do t’i skadojë kontrata verën e vitit të ardhshëm dhe raportohet se ai nuk do që ta vazhdojë atë me Revolveristët – prandaj besohet se do ta vazhdojë karrierën në Old Traford.
Mourinho e kishte sjellur Ozilin edhe në Real Madrid në 2010, madje e kishte quajtur atë “10-shi më i mirë në botën e futbollit”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.