Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil, këmbëngul se është i lumtur në këtë klub dhe që dëshiron që të qëndrojë edhe më në Emirates Stadium.
Ozil ka edhe dy vjet të mbetura në kontratë, por që në vazhdimësi është përfolur për një largim nga Topçinjtë. Sidoqoftë, trajneri Unai Emery ka thënë së fundmi se sa i lumtur është që gjermani iu ka përgjigjur kërkesave të tij që të jetë më konsistent, shkruan Sky, transmeton Klan Kosova.
“Absolutisht. Kam edhe dy vjet në kontratën time. Nuk di çfarë ndodh pas kësaj por kam edhe dy vjet të mbetura”, është përgjigjur Ozil kur është pyetur nëse do qëndrimin.
“Po. Pse jo?”, është përgjigjur ai nëse është i lumtur ose jo.
“Tash jam 30 vjeç dhe kam vite përpara meje, varet nga klubi dhe natyrisht nga unë, por kam edhe dy vjet këtu – pastaj s’e di çfarë ndodh”.
Ozil ka thënë se nuk ka kurrfarë ngatërrese me trajnerin Unai Emery dhe sipas tij këtë përbrenda e dinë të gjithë.