Lajmet e fundit

Ekipi Ndërkombëtar i Medias “Oxfam” ka publikuar sot një raport ku thuhet se Izraeli vret 250 palestinezë në ditë në Gaza.
Kjo organizatë vlerëson se kjo shkallë e vrasjeve e bën luftën e Izraelit konfliktin më vdekjeprurës në shekullin e 21-të, raporton Klan Kosova.
Duke përdorur të dhëna të disponueshme publikisht, Oxfam llogariti se numri mesatar i vdekjeve në ditë për Gazën është dukshëm më i lartë se çdo konflikt i madh i armatosur i kohëve të fundit duke përfshirë Sirinë (96.5 vdekje në ditë), Sudanin (51.6), Irakun (50.8), Ukrainën (43.9) Afganistanin ( 23.8) dhe Jemenin (15.8).
“Shkalla dhe mizoritë që Izraeli po kryen në Gaza janë vërtet tronditëse. Për 100 ditë njerëzit e Gazës kanë duruar një ferr të gjallë. Askund nuk është e sigurt dhe e gjithë popullata është në rrezik nga uria”, tha Sally Abi Khalil, drejtoresha e Oxfam për Lindjen e Mesme.