Lajmet e fundit
Ish sulmuesi i Real Madridit dhe Liverpoolit kaloi tek Djajtë e Kuq në të njëjtën kohë kur francezi u largua nga Lyon, duke deklaruar se ai ishte zgjedhja e parë e Sir Alex Ferguson.

Michael Owen ka thënë se Karim Benzema ishte zgjedhja e parë e Djajve të Kuq para se ai të nënshkruante me ta.
Owen kaloi tre vjet nën urdhrat e Sir Alex Ferguson tek gjiganti i Premierligës.
Por ish asi i Liverpoolit e ka pranuar që Ferguson e kishte kërkuar Benzeman të parin.
“Para shfaqjes u thashë djemve që ai është lojtari im i preferuar. Kur më pyetën pse u sqarova: “Ai ishte zgjedhja e parë e Unitedit, kur unë nënshkrova””.
“Nëse ai nuk do të kalonte tek Real Madrid, do të ishte lojtar i Unitedit”, ka sqaruar më tutje Owen.