Lajmet e fundit
OVL e UÇK-së do t’i bashkohet protestës së thirru nga familjarët e ish luftëtarëve të UÇK-së, që morën pjesë në luftimet e lagjes së trimave në Kumanovë.

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vënë në përkrahje të protestës së nesërme, organizuar nga familjarët e ish luftëtarëve të UÇK-së, që morën pjesë në luftimet e lagjes së trimave në Kumanovë.
OVL e UÇK-së u ka bërë thirrje kategorive që ata përfaqësojnë, por edhe të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestë e nesërme, të mërkurën, transmeton Klan Kosova.
Protesta organizohet për shkak të mos informimit zyrtarë rreth të vrarëve dhe keqtrajtimit të atyre luftëtarëve që gjenden në burgjet e Maqedonisë.