Lajmet e fundit

Kryesia e OVL e UÇK-së ka dalë në një konferencë për media rreth dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinajt dhe ftesës së tij nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, tha se vendimi i Haradinajt për të dhënë dorëheqje është veprim për t’u përshëndetur, njofton Klan Kosova.
“Gjesti i Haradinajt për të dhënë dorëheqje pas ftesës nga Specialja është për t’u përshëndetur pasi nuk ka dashur që ai ta vë interesin personal mbi interesin e kombit. Ne e dimë që ai do të dalë faqebardhë siç ka dalë edhe herët e tjera. Për ne ato janë të dënueshme dhe te pa pranueshme”.
Në konference u tha se duhej të bëhej një gjykatë vendore.
“Këto gjykata janë gjykata politike dhe të një anshme sepse ndiqen vetëm pjesëtarët e UÇK-së”.