Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës po zhvillon seancën e parë, pas konstituimit të kuvendit dhe qeverisë.
Seanca nisi nën kryesimin e kryeparlamentares së re Vjosa Osmani, prapa së cilës u vendos një fotografi e madhe e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Fotografinë midis Kuvendit e vendosi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Veprimi i tij vjen pasi kryeparlamentarja Osmani, ditë më parë kishte larguar fotografinë e Thaçit në ballë të zyrës së saj, duke e zëvendësuar me atë të Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, e komentoi veprimin e Lushtakut duke thënë " po më pëlqen ky instalacioni artistik i PDK-së".