06.09.2022 · përditësuar para 1425 dite1 min lexim
Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka vizituar sot komunën e Mamushës, me ç'rast është takuar me kryetarin Adbdülhadi Krasniç ku kanë diskutuar për zhvillimet në këtë komunë, mundësitë zhvillimore dhe sfidat, me theks të veçantë mungesën e ujit.
Sipas Osmanit, pavarësia ekonomike e grave është shtysë kryesore për zhvillimin e shoqërisë, por edhe të shtetit në përgjithësi, njofton Klan Kosova.
"Inkurajuese përpjekja e grave të Mamushës për zanatin e rrobaqepëses dhe të qëndisjes me një projekt të Qendrës për fuqizimin e grave".
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të presidentes Osmani në Facebook:Gjatë vizitës në komunën e Mamushës, me kryetarin Adbdülhadi Krasniç diskutuam për zhvillimet në këtë komunë, mundësitë zhvillimore dhe sfidat, me theks të veçantë mungesën e ujit.Pavarësia ekonomike e grave është shtysë kryesore për zhvillimin e shoqërisë, por edhe të shtetit në përgjithësi. Inkurajuese përpjekja e grave të Mamushës për zanatin e rrobaqepëses dhe të qëndisjes me një projekt të Qendrës për fuqizimin e grave.Gjatë vizitës në këtë komunë, vizitova edhe fabrikën e prodhimit të thasëve “Birlik”, një rrëfim suksesi në këtë biznes familjar, ku shumica e të punësuarve janë gra. Që prej viteve të 70-ta ky biznes vazhdon traditën, ndërkaq gratë janë shtyllë e fuqishme e kompanisë, duke ndihmuar jo vetëm në bilancin pozitiv të saj, por edhe të familjeve të tyre.Qëndrimin në Mamushë e përmbylla me një vizitë në serrën e Selajdin Mazrek, në komunën ku shumica merren me bujqësi. Punë e çmueshme në një kohë sfiduese jo vetëm për bujqit, të cilët janë goditur nga rritja zingjirore e çmimeve.Shihemi në komunën e radhës!
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.