Lajmet e fundit

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, nisi seancën plenare duke uruar popullin boshnjak që jeton në Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të tyre, duke thënë se historia e Kosovës është e lidhur me popullin boshnjak dhe se kontributi i tyre është i madh në formimin e shtetit të Kosovës.
Osmani mes tjerash tha se populli i Kosovës është mirënjohës për kontributin e tyre, njofton Klan Kosova
“Në këtë ditë të veçantë për bashkëqytetarët tanë boshnjak për tu uruar Ditën e tyre, u them se populli i Kosovës është mirënjohës për kontributin e tyre për , atë që ata pasqyrojnë, diversiteti tonë kulturorë. Ata janë pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës dhe nuk mund të harrojmë kontributin e tyre”, tha Osmani para deputetëve.
Osmani mes tjerash rrëfeu një histori me gjyshen boshnjake në Mitrovicë dhe e cila kishte rrezikuar disa herë vetën gjatë luftës për t'u dhënë ushqim shqiptarëve.
“ Gjatë luftës në Kosovë, derisa dhjetëra mijëra qytetarë të Mitrovicës ishin dëbuar dhe ishin të detyruar të ecin nga Mitrovica deri në kufij me Shqipërinë ishte një gjyshe boshnjake e cila rrezikonte jetën e saj për të furnizuar me ushqim dhjetëra mijëra qytetarë mitrovicas. Nuk ka mitrovicas që nuk e ka kaluar atë rrugë Kosovë-Shqipëri që nuk e kujto kontributin dhe sakrificës e asaj gjyshe boshnjake”, tha ajo.
“Në këtë ditë të veçantë dua të shpreh mirënjohjen dhe ju lus të qëndrojnë përkrah nesh. Gëzuar për jetën tonë të përbashkët, gëzuar për familjet ku nëna është boshnjake e babai është shqiptar”, tha Osmani.