Lajmet e fundit
Vjosa Osmani: Themelimi i Gjykatës Speciale do të parandalojë diçka shumë më të keqe. Në qoftë se unë sot gaboj, le të më gjykojnë qytetarët.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ajo do të votojë pro Gjykatës Speciale, transmeton Klan Kosova.
“Nëse Kosova nuk e bën vet, gjykata do të përfundojë rezultat i një kompromisi të fuqive ndërkombëtare. Prandaj do të votoj pro saj”.
“Unë refuzoj që gjykatën ta lë në duart e një njeriu që ka antipati dhe urrejtje ndaj Kosovës”.
“Tribunali i Hagës, e ka dëshmuar se populli i Kosovës ishte viktimë e një represioni të organizuar dhe të sponzorizuar nga shteti serb”.
“Ne kishim të bënim me gjenocid të kryer nga Serbia”.
“Nuk mund të themi që kriminalizohet e tërë lufta me këtë gjykim. Serbia nuk i ka gjykuar kriminelët e luftës, por ajo nuk është shembulli që duhet ta ndjekim. Ne vazhdimisht duhet të dëshmojmë që ne jemi të pastër”.