Lajmet e fundit

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani u takua sot me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, Ulrika Richardson dhe përfaqësues te Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Me këtë rast, Osmani e falënderoi Richardson dhe të pranishmit për rolin aktiv dhe kontributin thelbësor që Agjencitë e KB kanë dhënë në adresimin e sfidave socio ekonomike gjatë periudhës së pandemisë.
“Angazhimi i UNKT dhe agjencive të KB gjatë kësaj periudhe është modeli më i mirë se si përmes partneritetit të mirëfilltë dhe të sinqertë mund t’ia dalim që me sukses të përballojmë situata të tilla të përmasave jashtëzakonisht sfiduese” – theksoi Osmani.
Nga ana e UNKT, Richardson potencoi që ishte shumë me rëndësi që masat janë ndërmarrë dhe para paraqitjes së rastit të parë në Kosovë, dhe që për shkak paraqitjes së mëvonshme të virusit në vend, institucionet kishin fatin të mësojnë nga eksperienca e vendeve të tjera.
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se palët diskutuan ede rreth modaliteteve për angazhim të përbashkët në promovimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm - OZHQ.