Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryesinë e partisë, në 16-vjetorin e vdekjes, e përkujtoi ish-presidentin, Ibrahim Rugova.
Kryetarin historik të partisë, partinë e të cilit tash ky e drejton, Abdixhiku e cilësoi si atin themeltar të shtetit.
Për homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës erdhi edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.
Në këtë përvjetor, për të nderuar presidentin Rugova, te varri i tij shkuan edhe antarët e Listës Guxo.