Lajmet e fundit

"Rrugës për në takimin e liderëve me rastin e 10-vjetorit të procesit të Brdo Brijunit".
Pjesëmarrja e shefes së shtetit u njoftua edhe nëpërmjet një komunikate nga Presidenca.
Në këtë njoftim bëhet e ditur se temat e diskutimit do të jenë adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor.
"Në këtë Samit, presidentja Osmani do t`i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces. Në margjina të takimit, Presidentja Osmani do ta zhvillojë takime bilaterale me presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut".