Lajmet e fundit

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur në seancën e sotme të Kuvendit lidhur me dialogun me Serbinë, njofton Klan Kosova.
“U përmend edhe dialogu, u kërkua bashkim rreth temës së dialogut, as ju që jeni në Qeveri nuk e dini cka flet Thaçi dhe Vuçiq, a e dini se çka po flasin?”.
“Kush sot, prej kryeministrit mund të garantojë se nuk po flitet për shkëmbim territoresh. Qeveria s’ka përgjigje ose së paku thënë më butë, ka çakordim”.
“Ka deklaratë se Serbia nuk ka nevojë ta njohë Kosovën, kemi deklarata se Serbia mund të vijë në veri dhe të vendosë për zonë të lirë ekonomike”.
“Çakordim total në fushën e Politikës së Jashtme, qeveria në vend se ta respektojë rezolutën që ajo ta udhëheqë, frikësohet të marrë përgjegjësi”.
“Çfarë trimërie është me i bërtitë opozitës kur e heq nga barra përgjëgjësinë?”.
“Pse qeveria po i ik kësaj përgjegjësie dhe e lejon Hashim Thaçin të takohet herë publikisht e herë fshhehtas me Vuçiqin dhe askush nuk e di cilat janë temat".
“Qeveria Haradinaj në këto 180 e sa ditë ka dëshmuar se është qeveri e izolimit dhe e izoluar”.