Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shkarkuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Me këtë shkarkim nuk po pajtohet Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Nga burime bëjnë të ditur se Vjosa Osmani, ishte në zyre te Albin Kurti pak para vendimit për shkarkim të Agim Veliut.
Siç shkruan infokus, ky burim ka thënë se Vjosa Osmani ka hyrë në zyrën e Kurtit ku ka qëndruar për një kohë aty por ende nuk dihen arsyet e takimit.
Por këtë takim Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu e ka mohuar, duke thënë se nuk ka pasur takim sot mes Kurtit e Osmanit.