Lajmet e fundit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani ka thënë se me vendimin e djeshëm i Kryesisë për caktimin e seancës për orën 16:00 po eksperimentohet me deputetë.
Gjatë një tryeze me shoqërinë civile ku po diskutohet mbi situatën politike në vend, ajo ka deklaruar se me këtë hap piotencialisht po krijohet hapësirë për një vikend të të dhunshëm mes qytetarëve.
" Është e pakiptueshme thirrja e seancës për të premte" ka shtuar Osmani.
Duke i komentuar zhvillimet e fundit në parlament, ajo ka delaruar se nuk ka menduar ndonjëherë pjesë e një Kuvnedi që siç tha ajo " Prodhon skena të tilla, që po krijon torturë për qytetarët."
Sipas saj, burimi i të gjitha këtyreve problemeve shtë shkelja e vullnetit të shumicës para 6 muajsh.
"Këtu janë krijuar inate personale që po manifestohen edhe me dhunë" ka shtuar Osmani.
Depuetja e LDK-së, gjithashtu theksoi se presidentja Atifete Jahjaga është vonuar për t’i ftuar palët në diskutime në kërkim të zgjidhjes.
"Presidentja është vonuar shumë, sepse gjendja është tensionuar shumë".
"Mind të ketë një zgjidhje nëse ka bashkveprim të ambasadave, tani duhet të pritet të shihet se çka do të arrihet" ka potencuar Osmani, njofton Klan Kosova.