Lajmet e fundit

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se PDK e ka në gjen, e ka në ADN-në e saj, prishjen e koalicionit, madje me të gjithë partnerët e koalicionit.
“Ujku qimen e ndërron, por zanatin s’e harron”, ka thënë Osmani, njofton Klan Kosova.
Ajo më tej ka sugjeruar edhe partitë tjera, që të kenë kujdes nëse planifikojnë në të ardhmen bashkëpunim me këtë parti.
“Mocioni është një nismë e planifikuar nga PDK dhe mund të ekzekutohet vetëm nga ta”, ka shtuar ajo.