Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se lëvizja e fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi, në zyrën e saj është e ligjshme dhe se ajo e konsideron atë çështje të mbyllur.
Kështu ka thënë Osmani në një intervistë për RTK, transmeton Klan Kosova.
“Kjo (lëvizja e fotografisë) është e ligjshme dhe me kaq mbyllet kjo temë. Bojkoti i tyre (i PDK-së) ka filluar më 3 shkurt. Është vendim i mëhershëm, ditën kur është votuar Qeveria”.
“Unë mendoj që roli i opozitës është i rëndësishëm për demokracinë tonë. Shpresoj që ata t’i kthehen Kuvendit”, ka thënë Osmani.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.