Lajmet e fundit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar vrasjen nga forcat serbe të Bajram Kelmendit, bashkë me Kastriotin dhe Kushtrimin, në ditën kur NATO-ja vendosi t’i japë fund regjimit gjenocidal të Millosheviqit.
Tutje, Osmani tha se ekzekutimi i avokatit Kelmendi dhe djemve të tij ishte planifikuar dhe ishte shpërfaqje e egërsisë së regjimit kriminal serb në kohën kur liria e Kosovës nisi të dukej në horizont.
“Do ta kujtojmë avokatin Kelmendi për angazhimin e palodhshëm në fushën e drejtësisë dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë që vrasësit e tij dhe të dy djemve të vihen para drejtësisë”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.