Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se instrumentet e muzikës si okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin.
Ajo ka shtuar se baca Shaqë iku në përjetësi duke lënë pas një trashëgimi të begatshme të punës së tij mjeshtërore në ruajtjen e traditës së punimit të instrumenteve frymore, por edhe kultivimin e muzikës sonë burimore, njofton Klan Kosova.
"Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza. Ai do të kujtohet përherë si njeriu që e deshi, ruajti dhe e kultivoi traditën tonë me devotshmëri deri në frymën e fundit".
"Qoftë i përhershëm kujtimi për mjeshtrin e instrumenteve - Bacën Shaqë".
https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=SUSoS7Ud7Ww&feature=share&fbclid=IwAR0BKtw7Pzem7eHf02uaK9goebl7aVo4hZ5q2gjsk5GaaPG1bBO8R4mOmjs
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.