Lajmet e fundit

Amandamenti i Presidentit të vendit, Hashim Thaçit në lidhje me mandatin e Gjykatës Speciale është proceduar për tek kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Bekim Kupina, këshilltar i Vjosa Osmanit, njofton Klan Kosova.
"Kryetarja Osmani duke iu referuar nenit 162, paragrafit 3 të Kushtetutës, ka proceduar Amendamentin e propozuar nga presidenti te Dhoma e Specializuara e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim", ka thënë Kupina.
Letrën në fjalë e ka siguruar Klan Kosova dhe në të Osmani ka thënë "Do t’u isha mirënjohëse nëse ky propozim-amendament referohet pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorëve të Specializuar, për vlerësim paraprak se ndryshimi i propozuar nuk zbeh ndonjërën nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës”.