Lajmet e fundit

Kandidatja për Kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, bashkë me përfaqësues të degëve, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, njofton Klan Kosova.
“Për të nderuar sakrificën më sublime të luftës së fundit në Kosovë, atë të familjes Jashari dhe për t’u përkulur sot e çdo ditë para kësaj sakrifice”, ka thënë Osmani para mediave.
Pas kësaj vizite, Osmani do të takohet me qytetarë të Klinës në një tubim në sallën e kulturës “Jehona e Dukagjinit”.