Lajmet e fundit

Presidentja Vjosa Osmani ka organizuar një pritje për të rinjtë e vendit.
Siç njofton gazetarja e KlanKosovaFM, Artina Breznica, në oborrin e ndërtesës së Presidencës, e para e shtetit ka mbajtur një fjalim, duke e konsideruar rininë si bazë për progres të vendit.
“Janë realizuar shumë projekte për rini, subvencione dhe ka pas në fokus fuqizimin e të rinjve. Aty ku ka rini, ka ide dhe progres”, u shpreh Presidentja Osmani.
Të ftuar në këtë ngjarje janë të rinj të suksesshëm në fusha të ndryshme, si studentë të fakultetit juridik, sportistë të ndryshëm, e të tjerë. /Klankosova.tv
[caption id="attachment_2656380" align="alignnone" width="640"]
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të rinjtë e suksesshëm. Foto: Klankosova.tv[/caption]
[caption id="attachment_2656381" align="alignnone" width="640"]
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të rinjtë e suksesshëm. Foto: Klankosova.tv[/caption]