Lajmet e fundit

Të ftuarit e Kushtrim Sadikut në “Info Magazine” sonte janë deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Ilir Deda, deputetja nga LDK Vjosa Osmani si dhe Albert Krasniqi nga KDI.
Me Dedën dhe Osmanin është duke u diskutuar për propozimin e tyre për daljen nga kriza politike.
Osmani ka treguar se këtë nismë e vlërëson edhe Ambasada britanike në Kosovë.
“Ne e kuptojmë shumë mirë që mund të ketë çështje që i refuzon brenda marrëveshjes, megjithatë është e mirëseardhur që një përfaqësi diplomatike siç është Ambasada e Britanisë së Madhe, e vlerëson këtë nismë për të dalë nga kriza”.
“Partitë kanë thënë vazhdimisht që ejani në Kuvend që të debatojmë dhe për këtë duhet të ketë diçka shumë konkrete”.