Lajmet e fundit

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e AKR-së, Osman Krasniqi, duke folur për ekonominë dhe punësimin në Magazina Lokale në Klan Kosova, ka thënë se parakushtet themelore duhet t’i koncentrojnë në sferën e bujqësisë, njofton Klan Kosova.
"Kuvendit komunal i takon të mendojë për një planifikim afatshkurtër dhe afatgjatë i cili do t’i mundësoje sferave të tjera, të krijohen vende të reja të punës”.
“Duhet të krijohen parakushte dhe të njoftojmë pak prodhimtarinë religjione të Prizrenit. Në këtë kontekst, ne duhet të afirmojmë çështjen e mundësisë për një bujqësi të prezantuar në regjion dhe Prizren pse jo”.
“Duhet të mendojmë për një ambient më të pastër, kemi ujëra të ndotura, ato na duhet për ujitje të sipërfaqeve bujqësore”.