Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 11:00 do të mbajë seancë parlamentare ku do të shqyrtohen 8 pika të rendit të ditës.
Emërimi i anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit do të jetë në mesin e pikave që do të shqyrtohen në këtë seancë plenare, transmeton Klan Kosova.
Lexoni më poshtë pikat që do të diskutohen në seancën e sotme:
Votimi i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,
Votimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me
mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015,
Votimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014,
Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit,
Shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-07 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.
03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-31 për Proceduren e Përgjithshme Administrative.