Lajmet e fundit

Pas akuzave të Lulzim Bashës se kompania që ndërtoi vilën e Ramës në Surrel, fitoi tenderin 5 milion euro për ndërtimin e godinës së re të OSHEE-së, ka reaguar kjo e fundit përmes një deklarate për mediat. Deklarata në përmbajtje dhe gjuhën e përdorur është si të ishte shkruar në selinë e PS-së. Një deklaratë tipike politike, a thua se OSHEE-ja është një organizatë politike dhe jo një kompani publike që u shet energji qytetarëve. Lexoni më poshtë:
“Kompania jonë pranon çdo kritikë nga klientët dhe punon çdo ditë me bindjen se ka ende shumë për të bërë që t’u sherbejë klientëve siç e meritojnë. Por kompania jonë nuk i pranon kritikat e shkatërruesve të saj të deridjeshëm, të cilët e lanë OSHEE-në rrugëve, nëpër skuta të marra me qirara marramendëse dhe me 1 miliard dollarë borxhe.
Ne do të ndertojmë qendrën e re moderne të kompanisë sonë, për të kursyer paratë e qirave në vite, si edhe për t’i shërbyer me dinjitet të plote klientëve. Ndërsa partisë së shkatërruesve të kompanisë kur ishin në pushtet dhe shpifësve profesionistë tani që janë në opozitë, u themi vetëm të mos harrojnë të paguajnë rregullisht dritat. Për të tjerat le të thonë ç’të duan”!”- thuhet në deklaratën e OSHEE-së./Lapsi.al