Lajmet e fundit

Më shumë se 78 për qind e votuesve mbështetën propozimin që Osetia Jugore të riemërohet në Alan, tha kryetarja e Komisionit Zgjedhor të këtij vendi, Bela Plijeva.
"78.2 për qind e elektoratit votoi për riemërtimin, ndërsa 21.8 për qind ishin kundër" tha ajo duke iu referuar rezultateve nga 27 të 77 zonave zgjedhore, sipas agjencisë ruse të maljmeve TASS, transmeton Klan Kosova.
Të dielën në Osetinë Jugore u mbajtën zgjedhjet presidenciale, ndërsa në të njëjtën kohë u mbajt edhe referendumi mbi riemërimin.
Shumica e vendeve të botës e shohin Osetinë Jugore si pjesë të territorit të Gjeorgjisë dhe pavarësia e saj është e njohur vetëm nga Rusia.
Ndërkohë emri i ri që do ta merrë ky vend rrjedh nga Mbretëria e Alanias që ishte shteti mesjetar në Kaukaz, transmeton Klan Kosova.