Lajmet e fundit

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organizatwn Terre des Hommes, organizojnë sot në Prishtinë një konferencë për të drejtat e fëmijëve, me theks të veçantë në fëmijët lypsarë.
Konferenca do të mbledhë së bashku përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile nga Prishtina e Tirana për të diskutuar bashkëpunimin institucional në trajtimin e çështjes së fëmijëve lypsarë dhe protokollin për bashkëpunim policor në parandalimin, kufizimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, në radhë të parë me fëmijë, transmeton Klan Kosova.