Lajmet e fundit
Mariane Berec, zëvendësshefje e Misionit, ka kërkuar nga të gjitha palët që të përmbahen

Misioni i OSBE-së në Shkup është shprehur i shqetësuar me situatën në Kumanovë.
Mariane Berec, zëvendësshefe e Misionit, ka kërkuar nga të gjitha palët që të përmbahen, transmeton Klan Kosova.
“Besojmë se siguria e popullsisë lokale është e një rëndësie thelbësore. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët relevante dhe kërkojmë nga qytetarët dhe partitë politike të mbesin të qetë”.
“Gjëja më e rëndësishme është të shmanget eskalmi që mund të çojë në dhunë”.